Mustafa i shkruan letër Quintit, OSBE-së dhe BE-së për situatën e krijuar në KQZ

21 dhjetor 2018 | 11:54

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ua ka përcjellë sot ambasadorëve të shteteve të Quintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e kësaj partie rreth “tendencave të presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues”.

“Njëkohësisht, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet, shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Mustafa në këtë letër ka njoftuar ambasadorët e shteteve të Quintit, OSBE-në dhe Zyrën e BE-së në Prishtinë se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mosmaterializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm disa ditë pasi i mbushi nëntë vjet, Mason Disick…