Mustafa kërkon drejtësi për masakrën e Lubeniqit

01 prill 2019 | 13:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në përvjetorin e njëzetë të masakrës së Lubeniqit ka përkujtuar 80 viktimat e ekzekutuar në mënyrë çnjerëzore nga Serbia.

Ai ka thënë se është i dhimbshëm fakti që 20 vjet pas kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë.

Sipas Mustafës, për çdo familje mbetet plagë e hapur gjetja e trupave të familjarëve të tyre.

“Po bëhen 20 vite kur u ekzekutuan shumë burra, gra e fëmijë të pambrojtur të cilët sot janë pjesë e historisë sonë të dhimbshme por njëkohësisht krenare. Qytetarët civil në Lubeniq ishin të pafajshmit dhe të pambrojturit e radhës, ndër shumë masakra që kishin filluar nëpër gjithë Kosovën nga forcat policore serbe të cilat pa mëshirë kishin filluar të masakronin dhe terrorizonin popullatën civile. Sot, me krenari kujtojmë të gjithë dëshmorët e vendit të cilët u sakrifikuan për ëndrrën që po e jetësojmë, lirinë dhe pavarësinë. Po ashtu, është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë ani pse kanë kaluar 20 vite nga lufta e fundit në Kosovë. Për çdo familje mbetet plagë e hapur gjetja e trupave të familjarëve të tyre. Lavdi dëshmorëve të vendit”, ka deklaruar Mustafa.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ole Gunnar Solskjaer po synon ta rikthejë në “Old Trafford”,…