Solskjaeri kërkon rikthimin e Zahas në ‘Old Traford’

01 prill 2019 | 13:20

Ole Gunnar Solskjaer po synon ta rikthejë në “Old Trafford”, Wilfried Zaha.

Trajneri i Manchester Unitedit e njeh mirë sulmuesin e Crystal Palaces, pasi ka punuar me të në vitin 2014, kur norvegjezi drejtonte Cardiff Cityn. Kujtojmë që Zaha u bë pjesë e “Djajve të Kuq” në vitin 2013, gjatë kohës që skuadra drejtohej nga Sir Alex Ferguson, por me uljen në stol të David Moyes ai nuk arriti të shfaqej në lartësinë e duhur, duke u huazuar fillimisht te Cardiffi e më vonë te Crystal Palace, që vendosi më pas ta blinte kartonin e tij.

26-vjeçari luan që nga vera e 2014-s me skuadrën e “shqiponjave” , ndërkohë që ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023, por “djajtë e kuq” kanë para mjaftueshëm për ta prishur këtë bashkëpunim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Lubeniqit.…