Mustafa kompetencat e kryetarit të LDK-së ia delegon Lutfi Hazirit

26 gusht 2019 | 17:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se kompetencat e kryetarit të partisë gjatë fushatës zgjedhore ia ka deleguar nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Hazirit.

Në konferencën për medie, ku u prezantua Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre, Mustafa ka thënë se këtë e ka bërë për shkak se ai gjatë fushatës nuk mund të jetë në terren, raporton “Epoka e re”.
“Z. Lutfi Haziri do të këtë rol kyç në politikën e LDK-së dhe në organizimin e fushatës. Meqenëse unë gjatë kësaj periudhe nuk mund të jem në terren, unë ia kam deleguar të gjitha kapacitet e mia si kryetar i LDK-së, që ato t’i ushtroj z. Lutfi Haziri, pra që të organizojë fushatën dhe të bashkëpunojnë bashkë me Osmanin që ne t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se ata do ta formojnë edhe një ekip për fushatë.

“Ne përpos kandidates për kryeministre dhe aktivitetit të z. Haziri në këtë proces do të caktojmë ekipin në mënyrë që fitorja jonë të jetë fitore ekipore. E njerëzve që do të jenë shtytës të fushatës”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se kandidimi i Vjosa…