Shkrimin e Mustafës mund ta lexoni më poshtë:

“Sa për tarifën ajo mund të vihet në shqyrtim. U vu për shkak pezmit të grumbulluar nga sjellja tejet agresive të Serbisë për të penguar njohjet, për ndikuar me masa te natyrave të palejueshme që disa vende të vejnë në pyetje ose të tërheqin njohjet e Kosovës si shtet, dhe në të njëjtën mënyrë ta pengojë edhe anëtarësimin e Kosovës organizata e institucione ndërkombëtare, ndonëse në një nga marrëveshjet e Brukselit ajo ishte zotuar që mos ta bëjë këtë . Bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA por kërkon që Qeveria Serbe ta ndërprejë këtë fushatë dhe Kosova ta tërheq ose pezullojë tarifën për të rifilluar dialogun. Qeveria e Kosovës mund ta diskutojë këtë çështje me bashkësinë ndërkombëtare këtë çështje dhe kushtet ne te cilat do te mund te behej kjo , duke përfshijë edhe tarifën. Dhe, nëse Serbia ndërpret praktikën po “dialogoj dhe po sillem armiqësisht” dhe e deklaron haptas dhe obligohet se do ta ndërpres këtë, Kosova mund të përgjigjet me reciprocitet edhe këtu, me pezullim të tarifës”, ka shkruar Mustafa./Epoka e re/