Mustafa: LDK-ja është unike, ambicie për kryetar mund të ketë çdo njëri

20 mars 2019 | 16:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një konferencë për media ka folur për zgjedhjet në këtë parti dhe për zhvillimet aktuale në vend.

Ai ka thënë se LDK-ja është unike dhe ambicie për kryetar mund të ketë çdo njëri.

Mustafa ka thënë se njëherë nuk ka asnjë emër zyrtar për kryetar të ardhshëm të LDK-së, pasi sipas tij procesi zgjedhor në këtë parti veçse ka filluar.

Ai nuk ka dhënë përgjigje as për vetën nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani në konferencë për medie ka…