Mustafa ngushëllon familjen e policit të vrarë në Zhur

29 janar 2020 | 11:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes se policit, Sami Thaqi.

Mustafa i ka bërë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

“Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike të gjithë familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij. Policëve që janë lënduar në aksionin e mbrëmshëm, ju uroj shërim të shpejtë”, është thënë në telegramin e LDK-së.

Gjatë një bastisjes nga policia mbrëmë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, si pasojë e një shpërthim polici Sami Thaqi ka humbur jetën, një polic është palosur dhe një 11 vjeçar ka pësuar lëndime.

Sami Thaqi do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin Shkaranik në Komunën e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna ka pritur në…