Kosova dhe Shqipëria synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

29 janar 2020 | 11:48

Ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti atij ekonomik,.

Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimin e bizneseve, si dhe për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në të dyja vendet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…