Mustafa, Palmerit: Kosova, përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së

23 tetor 2018 | 14:59

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët, Agim Veliu e Lutfi Haziri si dhe kryetari i grupit parlamentar, Avdullah Hoti ka pritur në takim zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të ShBA-ve, Matthew Palmer dhe të ngarkuaren me punë në Ambasadën Amerikane, Colleen Hyland.

Kryetari Mustafa ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkohë zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të ShBA-ve, Matthew Palmer ka  falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të ShBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Copa të vogla u gjetën në mostra nga çdo pjesëmarrës…