Mustafa paralajmëron tryezë të partive politike në fillim të dhjetorit për çështjen e presidentit

24 nëntor 2020 | 14:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se në javët e para të muajit dhjetor do të organizojnë një tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të shmangen.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Gjermane e Futbollit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme…