Mustafa: Pikëpamjet e mia për unitet nuk thonë se do të jemi pjesë e dialogut

25 dhjetor 2018 | 14:49

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shkruar edhe një postim të dytë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka bërë të qartë se ky subjekt politik nuk do t’i bashkohet delegacionit shtetëror të Kosovës për negociata me Serbinë.

Në profilin e vet në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se LDK-ja do t’i mbrojë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. “Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do ti bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta”, ka shkruar Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi një autobus është…