Mustafa takohet me ambasadorin britanik, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

15 tetor 2019 | 16:41

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Samuel Paice, kryesues i Departamentit Politik në ambasadën britanike.

Me këtë rast ambasadori Abbott ka uruar kryetarin Mustafa për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe ka shprehur interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërkohë kryetari Mustafa e ka njoftuar ambasadorin Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja në Qeverinë e ardhshme do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu kryetari Mustafa duke falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës në të gjitha sferat, ka potencuar domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënës i KFOR-it, Pio Sabbeta, ka thënë se siguria në…