Mustafa takohet me Apostolovën, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit dhe formimin e qeverisë së re

15 tetor 2019 | 07:59

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar dje me përfaqësuesen e posaçme të BE-së dhe shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

Mustafa e njoftoi Apostolovën për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Gjithashtu Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Ndërkaq Apostolova falënderoi Mustafën për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, kanë…