Mustafa tallet me LV-në: U “martua” me PDK-në për të mbetur në pushtet, jo veç për letra

06 janar 2022 | 17:28

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pasur kritika për koalicionet politike të realizuara së fundmi në nivel lokal, ndonëse iu ka uruar punë të mbarë të gjitha bashkëpunimeve politike të realizuara së fundmi.

Mustafa, në një prononcim për “lajmi.net” koalicionet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për të cilat partia në pushtet thoshte se kishte, siç i quante ajo, vija të kuqe, po i quan “martesë për të mbetur në pushtet”.

“Koalicionet shprehin realitetin tonë por edhe qesin në pah tërbimin e pashembullt politik që ushtrohej në të kaluarën nga LV-ja dhe disa figurave ‘Guxo’ ndaj atyre që bënin koalicion me PDK-në. Tani ata po “martohen” me PDK-në për të mbetur në pushtet.  Jo vetëm për letra!”.

“Dikush mund të thotë, kjo është tjetër PDK, nuk është Thaçi është tjetërkush. E unë ju them se kjo është parti e themeluar nga z. Thaçi dhe se LV më shumë dëshirë dhe gjentelesë po bën koalicion me partinë e Hashim Thaçit. Dashuria kurorëzohet me martesë… Dhe këtu asgjë s’ka të keqe. Edhe LDK-ja po ashtu”,  ka thënë Mustafa.

Frazën “martesë”, duke konsistuar në koalicione që ndihmojnë qëndrimin në pushtet, e ka përdorur edhe për partinë që e udhëhoqi vetë ai, pa përmendur detaje.

Gjatë ditës është raportuar se LV-ja dhe PDK-ja kanë arritur koalicion qeverisës në Gjilan. PDK-së do t’i takojë pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori, ndërkaq partia fituese e zgjedhjeve do të udhëheq me drejtoritë të tjera.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinj rebelë në Francë kanë kryer një seri sulmesh…