Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

16 janar 2024 | 14:06

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka kritikuar paralajmërimin e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për shërbim ushtarak të detyrueshëm.

Ai ka bërë me dije se në vend që të kultivojë fqinjësi të mirë, presidenti serb po ndërmerr veprime luftënxitëse.

Mustafi ka shkruar në “Facebook” se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar Mustafi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elia Zaharia ka konfirmuar se kanë nisur procedurat e divorcit…