Muze për ekipin Olimpik të Kosovës në Japoni

16 janar 2020 | 21:08

Komuna e Sanjos së Japonisë, e cila do të mirëpres ekipin Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ka përgatitur një muze të vogël për ekipin Olimpik të Kosovës.

Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, përkatësisht kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.

“Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Secili ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka mundur Feronikelin me rezultat 72:104 (12:18, 14:42,…