Myftiu Tërnava priti një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

19 shtator 2019 | 12:00

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur të enjten një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë të prirë nga zëvendësdrejtori gjeneral i kësaj drejtorie, Rifat Turker, i cili po shoqërohej edhe nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar.

Me këtë rast, myftiu Tërnava ka shprehur falënderime për Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë për ndihmën që kanë dhënë në ngritjen e infrastrukturës së BIRK-ut, sidomos në restaurimin e monumenteve dhe trashëgimisë kulturo-historike, si dhe ndihmave sociale.

Ai po ashtu ka çmuar kontributin dhe ndihmën e madhe që ka dhënën Republika e Turqisë për popullin e Kosovës, si dhe për ndihmën e ofruar për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkaq zëvendësdrejtori gjeneral i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Rifat Turker, ka falënderuar myftiun për mikpritje dhe kanë theksuar se janë të lumtur që po ndihmojnë në zhvillimin infrastrukturor të monumenteve nga trashëgimia kulturore.

Ai ka çmuar kontributin dhe koordinimin shumë të mirë me myftiun Tërnava dhe ka premtuar se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhëm në të mirë të popullit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik aktualisht kandidat për deputet, Bajrush Xhemajli,…