
Myslimanë dhe katolikë kremtojnë bashkë festat fetare në Kabash
31 korrik 2020
| 21:09
Në fshatin Kabash të Vitisë fare pranë njëra-tjetrës janë xhamia dhe kisha. Po aq të afërt aty janë edhe njerëzit e të dyja besimeve fetare, myslimanë dhe katolikë, të cilët në çdo festë fetare shkojnë te njëri-tjetrit për urime dhe përgëzime. Megjithatë, këtë vit kanë uruar nga distanca dhe me pajisje teknologjike.