Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19 në botë

31 korrik 2020 | 21:02

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka njoftuar për një numër rekord të të prekurve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit OBSh-ja raportoi për 292 527 raste të reja të të infektuarve me pandeminë globale Covid-19, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i rasteve që janë raportuar deri më tani në nivel global është 17 106 007, transmeton Telegrafi.

Rritja e rasteve të raportuara rishtas vendos një tjetër rekord për rastet e raportuara në OBSh brenda një periudhe njëditore. Rekordi i mëparshëm u vendos të premten e kaluar, më 24 korrik, kur u regjistruan 284 196 raste të reja. Raporti i sotëm, gjithashtu, vuri në dukje se kishte 6 812 vdekje shtesë shkaku i virusit të raportuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të gjithë botën në 668 910.

Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 8 330 persona të prekur me koronavirus, gjersa kanë ndërruar jetë 228 njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e parë të Kurban Bajramit ka pasur numër…