Na iku në amshim edhe një bashkëluftëtar

14 prill 2023 | 22:54

Sot në varrezat e Peranit është varrosur ish-luftëtari i UÇK-së, Bastri Fazliu.

Fazliu ishte ndër ushtarët më të rinj të Togut “Ulpiana 34”. Kështu ka bërë të ditur në “Facebook”, bashkëluftëtari i tij, Ylber Çitaku.

Postimi i plotë i Çitakut:

Sot, më 14. 4. 2023, në varrezat e fshatit Peran të Podujevës i është dhënë lamtumira shokut, bashkëluftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Bastri Fazliu.

Bastriu qysh si-18 vjeçar u rreshtua në radhët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte ushtari më i ri për nga mosha i Togut “Ulpiana 34” në Brigadën 152 “Shaban Shala”, në Zonën Operative të Llapit.

Ishte shembull i një luftëtari të vërtetë lirie. Kontributi i tij në betejat e Zonës, e në veçanti në betejat e Peranit dhe të Katunishtës është i papërshkrueshëm. Përveç kontributit në vijën e frontit, Bastriu kontribuoi edhe në sigurimin e bazës për pjesëtarët e togut, duke liruar shtëpinë e tij për këtë qëllim, sikur që kontribuoi edhe në mbështetjen logjistike për nevojat e ushtarëve. Me një fjalë, ai ishte i përkushtuar me gjithë qenien e tij për lirinë e Kosovës.

Fundi i luftës e gjeti në vijën frontale në Majac.

Me përfundimin e luftës, Bastriu jetoi në mënyrë modeste, por gjithnjë me dinjitet. Ishte prind, familjar e shok shembull, punoi me nder, ndërsa vdekja e gjeti në Zarë të Kroacisë.

Jeta dhe vepra e Bastriut na obligon të gjithë neve, secilin bashkëluftëtar e qytetar të Llapit, që ta kujtojmë me respekt e krenari.

Prehu në paqe, shoku ynë Bastri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare -  gjermane në Gjermani,…