“Na ndihmuan në luftë dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe në paqe”, shqiptarët në ndihmë të gjermanëve pas përmbytjeve

19 korrik 2021 | 22:49

Situata në zonat perëndimore dhe jugore të Gjermanisë të prekura nga shirat dhe përmbytjet mbetet e tensionuar.

Ndërsa në disa zona të Gjermanisë banorët kanë nisur me rregullimin e dëmeve, në zona të tjetra e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të presësin deri sa të të tërhiqen masat e ujit.

Ndoshta lajmi më i mirë i ditës për shumë vetë është parashikimi i motit.

Aksionit për pastrimin i janë bashkuar edhe disa shqiptarë të Kosovës që jetojnë atje.

Lulzim Hajdaraj dhe bashkombas të tij u ndalën të dielën Bad Neunar, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet siç e dëshmojnë dhe fotot e bëra prej tij.

“Atje pamë që njerëzit ishin të frustruar dhe të habitur se si ekzistenca e tyre brenda një kohe aq të shkurtër kishte humbur tërësisht, qyteti ishte rrënuar pothuajseiI tëri”, shkruan Hajdaraj në Facebook.

“Ne shkuam sadopak që t’i dalim në ndihmë atyre njerëzve që në kohën e vështirë që ne e përjetuam në luftë na ndihmuan dhe vazhduan të na ndihmojnë edhe sot”.

Ndër të tjera, Hajdaraj bën thirrje që secili që ka kohë dhe mundësi të bëjë të njëjtën gjë, sepse është e duhur dhe e mirëpritur nga banorët.

Numri i viktimave të konfirmuara për shkak të përmbytjeve shkatërruese në Gjermani arriti gjatë fundjavës në më shumë se 160 vetë.

Policia njofton se ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me më shumë se 700 vetë që konsideroheshin të zhdukur prej katastrofës në Nordrhein-Ëestfalen.

Në zonat e katastrofës janë në kërkim të personave të tjerë të zhdukur 250 policë, zjarrfikës dhe punonjës të Entit për Fatkeqësi Natyrore. Sipas policisë në qarkun Rhein-Sieg dhe në rrethin Euskirchen janë rreth 150 vetë që konsiderohen ende si të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret skuadrën…