Nadali debuton me fitore, Osaka nis me triumf mbrojtjen e titullit

17 janar 2022 | 14:40

Grand slam i Australian Open ka luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.

Kampionia në fuqi për femra, tenistja japoneze Naomi Osaka, fitoi me rezultat 2-0 (6-3, 6-3) ndaj kolumbianes Maria Osorio, duke avancuar më tej. Në raundin e dytë shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi po 2-0 (6-1, 7-6) francezen Fiona Ferro.

Surprizë eliminimi i amerikanes Cori Gauff, që u mund 2-0 nga kinezja Qiand Wang. Nuk zhgënjen numri 5 në botë, tenistja greke Maria Sakkari, që mundi 2-0

gjermanen Tatjana Maria. Në raundin e dytë shkojnë edhe tenistja çeke Barbora Krejcikova (numri 4 në botë), bjellorusja Victoria Azarenka, zvicerania Belinda Benqiq.

Ka nisur me fitore aventura në Australian Open e tenistit spanjoll Rafael Nadal, që mundi me rezultat 3-0 amerikanin Marcos Giron (6-1, 6-4, 6-2). Më tej shkon edhe italiani Matteo Berretini (numri 7 në botë), që mundi 3-1 amerikanin Brandon Nakashima.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e shkuar në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike…