Nadali: Federeri nuk luan në fushat me dhe, pasi ka frikë nga humbjet

04 maj 2018 | 10:54

Pas fitoreve në Montekarlo dhe Barcelonë, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fluturuar për në Madrid, ku do ta kërkojë trofeun e radhës.

Në kryeqytetin spanjoll, Nadali është përballur tri herë me Roger Federerin, ku në vitin 2009 ka fituar zvicerani dhe në dy vjetët e tjera ka triumfuar spanjolli. Nadali ka dhënë opinionin e vet në lidhje me mungesën e rivalit zviceran në turnetë e fushave me dhe, për të dytin vit me radhë.

“E kuptoj vendimin e tij. Të luash në fushat me dhe kërkon një forcë më të madhe. Ndoshta Federeri nuk dëshiron të humbasë dhe të ketë një vijueshmëri fitoresh në karrierën e tij. Besoj se këta dy faktorë kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij. Duhet respektuar ky vendim dhe për sa kohë funksionon, ai ka të drejtë të veprojë si të dojë”, ka thënë Nadali, i cili ka treguar se ende nuk janë të vjetër për faktin se vijojnë të korrin fitore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e realizuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (ShBA)…