Nadali martohet pas lidhjes 14-vjeçare

21 tetor 2019 | 11:51

Rafael Nadali shkon në altar. Pas 14 vjetësh lidhje, tenisti spanjoll lidhi kurorë me të fejuarën e tij historike Mery Perello në Sa Fortaleza, një zonë luksoze që ndodhet në Pollença në pjesën verilindore të Mallorca në një ceremoni super të blinduar dhe që u zhvillua në mënyrë private ku të ftuarve iu kërkua që të mos sillnin telefonat celularë me vete.

Në atë që u cilësua si dasma e vitit në Spanjë, morën pjesë rreth 350 të ftuar, mes të cilëve ishin trajneri i Nadalit, Carlos Moya dhe tenistët e tjerë miq të 33-vjeçarit: Feliciano Lopez, Fernando Ferdasco e David Ferrer, ndërkohë që mungoi Roger Federer i impenjuar në aktivitete promovuese. Por, jo vetëm kaq. I ftuar në dasmën e Rafael Nadalit ishte edhe mbreti Juan Carlos që e mbajti fronin nga viti 1975 deri më 2014, bashkëshortja e tij Sofia dhe shumë persona të tjerë të famshëm. Nadali në ceremoninë e martesës së tij kishte veshur një kostum të krijuar nga stilisti italian Brunello Cucinelli, ndërsa Mery Perello’ ishte me një fustan të krijuar nga stilistja spanjolle Rosa Clara’.

Nadal dhe Mery Perello janë njohur në vitin 2005 nëpërmjet motrës së tenistit, Isabel, kur ishin vetëm adoleshentë dhe që nga ai moment nuk janë ndarë më duke përjetuar një histori dashurie të rezervuar dhe larg projektorëve deri në ditën e madhe kur ata thanë ‘Po’.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se udhëheqësit…