Nadali: Mos na krahasoni mua dhe Federerin me Messin dhe Ronaldon

27 dhjetor 2019 | 19:15

Rafael Nadali, numri 1 në botë për meshkuj në tenis, në një intervistë për “Marca” e ka quajtur jo të drejtë krahasimin që bëjnë se ai dhe Roger Federeri janë njësoj si Lionel Messi me Cristiano Ronaldon.

“Nuk ka asnjë shans që të bëhet ky krahasim, pasi janë dy sporte të ndryshme”, ka thënë Nadali.

“Cilësitë e Messit janë ndryshe nga ato të Federerit dhe kjo gjë vlen edhe për mua e Cristiano Ronaldon. Secili ka cilësitë e tij të pakrahasueshme me të një tjetri”, u shpreh më tej tenisti spanjoll. Në lidhje me idenë për t’u bërë tenisti më i mirë në histori, Nadali ka deklaruar: “Kjo gjë nuk më intereson. Unë jam që tani pjesë e historisë së tenisit dhe jam i lumtur për këtë. Kam punuar shumë që kur isha fëmijë dhe kam ndërtuar karrierën time bazuar te puna, stërvitja dhe sforcoja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bedri Islami “Minishengeni” i Ramës, të cilin as ai…