Nadali zbulon planin për 2022-shin, shënjestron Australian Open

02 nëntor 2021 | 12:50

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka zbuluar objektivat e tij për të ardhmen. Ish-numri 1 në botë, fitues i 20 grand slam, nuk luan që nga gushti i këtij viti, pasi disa probleme në këmbë e detyruan të ngrejë “flamurin e bardhë”.

“Plani im është që të luaj në dhjetor në Abu Dhabi, në turneun parapërgatitor dhe më pas një tjetër turne para se të luaj në Australian Open. Unë po punoj fort për të realizuar këtë plan dhe të jem në formën më të mirë të mundshme në Australi”, ka thënë Nadal.

“Unë nuk e di ende saktësisht se kur do të nis stërvitjen më raketën, por objektivi im është të nis sezonin e ri që në janar. Dëmtimi nuk është rikuperuar ende 100%. Aktualisht stërvitem 90 minuta në ditë dhe kjo është pozitive. Aktualisht kam më shumë ditë që janë pozitive se sa negative dhe kjo më ngushëllon”, ka shtuar Nadal. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Milorad…