Nagavci: Mocioni pret, a virusi vret

24 mars 2020 | 17:01

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka quajtur absurde thirrjen e seancës për nesër, në të cilën do të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë Kurti, që është inicuar nga LDK-ja.

“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat. I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm. Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale. Mocioni pret, a virusi vret…”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa është votuar…