Nagavci paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit

02 tetor 2022 | 12:51

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se “shumë shpejt” do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit, ndërsa shton se edhe për vitin e ardhshëm kanë planifikuar të pranojnë 20 inspektorë të tjerë.

Sipas saj, fokusi është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore.

Nagavci ka treguar se çka synohet me rritjen e numrit të inspektorëve.

“Të sigurojmë cilësi në arsim; Të jemi me afër problemeve në shkolla; Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore; Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës”.

 

Postimi i plotë:

Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

? Të sigurojmë cilësi në arsim;

? Të jemi me afër problemeve në shkolla;

? Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

? Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për vrasjen e 24 civilëve,…