Nagavci thotë se qeveria aktuale e zvogëloi për 12 milionë euro buxhetin për arsim

18 shtator 2020 | 12:36

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së, Arbërie Nagavci, si propozuese e interpelancës për ministrin e arsimit, në fjalën e saj hyrëse ka theksuar faktin që qeveria aktuale e zvogëloi për më shumë se 12 milionë euro buxhetin për arsim.

Ajo kujtoi që qeveria Kurti kishte ndarë më shumë buxhet për arsimin, ndonëse në atë kohë nuk e kishim shpallur zyrtarisht pandemia.

Nagavci ka pohuar se rishikimi i buxhetit ka ndodhur në kohë pandemie, kur logjikisht buxheti për arsim do të duhej të ishte shtuar dukshëm, kur dihen nevojat e shtuara për krijimin e kushteve për zhvillimin e mësimit në distancë dhe për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie.

“Jemi dëshmitar që në shumë shkolla sot mungojnë edhe kushtet elementare sanitare, higjienike, madje ka shkolla edhe pa ujë të pijshëm”, ka thënë ajo.

Një përparësi në këtë situatë, Nagavci tha se është vullneti i lartë dhe përgatitja e përkushtimi i mësimdhënësve dhe menaxhmenteve nëpër shkolla, gjithmonë në bashkëpunim me prindërit, për t’ia filluar vitit të ri shkollor.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që në fund të interpelancës bashkë me grupet e tjera parlamentare të dakordohen për votimin e një mocioni të përbashkët lidhur me problemet e ngritura.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cikloni për të cilin paralajmëruan fqinjët tanë, ka goditur Greqinë.…