Naim Fetahu zgjedhet kryetar i PDK-së në Podujevë

21 prill 2019 | 20:14

Edhe në Podujevë, është mbajtur Kuvendi zgjedhor në frymë demokratike, në një garë fer dhe demokratike, garë e ngushtë në mes të dy kandidatëve, Naim Fetahut dhe Fahri Osmanit.

Rezultati pas numërimit të votave ishte i ngushtë, 117 me 115 ku Fetahu zgjedhet kryetar dege i PDK-së, në Podujevë.

Në emër të Kryesisë dhe Komisionit qendror të zgjedhjeve foli z. Fehmi Mujota i cili theksoi se PDK po zhvillon një proces zgjedhor të pa parë në Kosovë deri më sot, proces i cili po krijon frymën e re të Dekadës së Re që pashmangshëm do ta bëj PDK-në forcën pa konkurrencë në Kosovë, me Kadri Veselin Kryeministër të ardhshëm.

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues dhe delegatët për Konventën qendrore të partisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi zgjedhor i Degës së PDK-së në Gjilan, po ashtu…