Naim Maloku, pas ftesës së Speciales: Ndihem krenar që i kam shërbyer UÇK-së

10 korrik 2019 | 14:06

Ish-komandanti i UÇK-së, aktualisht këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Naim Maloku, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Maloku pasi ka marrë ftesën përmes telefonit nga Gjykata Speciale, ka bërë me dije se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi para disa ditësh i është nënshtruar në Slloveni një operacioni kirurgjik.

“Njoftova gjykatën që për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore unë nuk mund të udhëtojë për atje”, ka thënë Maloku, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se ndihet krenar që si oficer i lartë i ka shërbyer UÇK-së.

“Angazhimi im në përpjekjet e popullit tim për liri, i kurorëzuar me të qenit oficer i lartë në të shenjtën UÇK, me bën të ndihem krenar tërë jetën duke lënë trashëgiminë më të çmuar për pasardhësit e mi”, ka deklaruar Maloku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për…