Naim Maloku përfundon intervistimin nga Gjykata Speciale

18 shtator 2019 | 14:07

Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, ka bërë me dije se ka kryer obligimin e tij para drejtësisë së shtetit, Kosovës, duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven”, ka shkruar Maloku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Bashkëluftëtarë të mi, familjar dhe miq!
Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para drejtësisë së shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven.
Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë.
E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!
Lubjanë: 18.09. 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë nxënës sivjet kanë braktisur shkollat, ku bashkë me familjet…