Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë u vazhdohet paraburgimi për rastin e Liridona Ademajt

27 shkurt 2024 | 17:07

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt

“Klan Kosova” ka raportuar se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024”, ka thënë ajo.

Ndryshe, më 29 nëntor 2023, Naim Murseli dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Murseli dyshohet se ka porositur Granit Plavën ta vrasë gruan e tij, derisa ai bashkë me familjen po udhëtonin për në shtëpinë e tyre.

Rasti ishte cilësuar në fillim si grabitje, më pas Murseli doli të ishte i dyshuari kryesor i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes.

Murseli dyshohet për “vrasje të rëndë në bashkëkryerje”, Plava për “vrasje të rëndë” dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, ndërsa Kokalla dyshohet për veprën penale, “marrëveshje për të kryer vrasjen e rëndë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”,…