Nait Hasani nga Prizreni: Stop krizës, Kosovën e ndryshojmë me Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar pas hapjes së fushatës zgjedhore në Prizren, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive në tubimin e organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Hasani, i cili garon me numrin 42 në listën e PDK-së, përmes një postimi në Facebook, tha se Prizreni dëshmoi edhe një herë vlerat e qytetit të kulturës dhe bashkëjetesës.
“Sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren, në qytetin e vlerave, kulturës dhe bashkëjetesës. Si kandidat për deputet, dua t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen, besimin dhe energjinë që po më jepni që nga dita e parë. Stop krizës, ndrysho Kosovën me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Hasani.
Në tubimin e mbajtur në Prizren morën pjesë edhe kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.
#PDK125 ✔️
#BedriHamza1 ✔️
#naithasani42 ✔️






