Nânës tême

15 janar 2020 | 14:18

Flamur Maloku

Me fjalë të mëdhaja m’i zgjate krahët,
më përkunde gëzueshëm,
ma rrite shtatin e më dhe dashní.

Nânë,
arra qi mbolle për mue n’borr
Tani zê hijen tonë gjatësisht
Ajo ruen gjethin e lumtunisë
Frymën tânde, n’gjoksin tim.

Nânë,
nji dua me ta thânë qi kurrë nuk ta kam thânë:
Mit i dashnisë je për mue, NÂNË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka treguar se pse…