Napoli afër nënshkrimit me mbrojtësin e Tottenhamit

21 prill 2019 | 16:00

Napoli po kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues për vitin tjetër, për shkak edhe të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, mbrojtësi i djathtë i Totenhemit, Tripier, është pranë transferimit te Napoli.

Futbollisti kushton shumë, por kjo nuk përbën problem për jugorët e Italisë. Ançeloti duket se ka besim te mbrojtësi dhe beson se ai mund të bëjë diferencën.

Tripieri luan si mbrojtës, aty ku luan edhe Hysaj. Duket se mbrojtësi do të ketë një rival të fortë për formacionin dhe me shumë gjasa rrugët e tij me Napolin në fundin e sezonit pritet të ndahen, gjë që e raportojnë edhe mediet italiane. /rtklive.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clarence Seedorf ka dhënë një këshillë për trajnerin e Real…