Napoli, edhe më larg titullit

06 maj 2018 | 17:02

Napolit do t’i duhet një mrekulli për të fituar titullin kampion të Serisë A pas barazimit 2-2 me Torinon në “San Paolo”.

Megjithëse vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh, Torino gjeti dy herë golin e barazimit duke fundosur moralin e të kaltërve.

Skuadra e Sarrit tani është gjashtë pikë larg Juve-s dhe me dy ndeshje të mbetura në Serie A. Ishte Dries Mertens ai që kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 25’ pasi shfrytëzoi në mënyrë të paskrupullt një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Torinos. Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 55’ barazon gjithçka pas një aksioni model dhe një goditjeje po aq të bukur nga Baselli.

Kapiteni Marek Hamsik ka rikthyer avantazhin për të kaltrit në minutën e 71’ dhe Napoli vazhdoi të insistonte për një gol të tretë që do t’i jepte sigurinë por në minutën e 83’ Torino barazon përsëri falë golit me kokë të De Silvestri. Me këtë barazim Napoli thuajse është dorëzuar në luftën për titull.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…