Napoli ndalet në barazim ndaj Torinos

17 shkurt 2019 | 22:42

Napoli ka barazuar ndeshjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit.

Ndeshja e mbrëmjes së diel në Serie A mes skuadrës së Carlo Ancelotti-t dhe Torinos ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Megjithëse ishin vendasit ata që dominuan ndeshjen, ata nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë e tyre, ndërkohë që ishin edhe të pafat duke goditur shtyllën.

Napoli ka goditur 18 herë shtyllën në sezonin 2018/19, më tepër se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore të Evropës.  Pritej të ishte një ndeshje me gola në “San Paolo”, duke parë se Napoli kishte fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Torinos duke shënuar të paktën dy gola në çdo sfidë.

Megjithatë, këtë herë të kaltrit nuk arritën të gjenin golin e fitores dhe duhet të kënaqen me një pikë që i çon në kuotën e 53 pikëve, të qetë në vendin e dytë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), e cila drejtohet nga Edita…