Napoli nuk e lëshon pozitën e parë. Shënon Behrami

28 janar 2018 | 16:56

Pavarësisht asaj se Juventusi fitoi të shtunën në mbrëmje, Napoli vazhdon të jetë lidere në Seria A.

Skuadra ku aktivizohet shqiptari Elsied Hysaj ka shënuar fitore të dielën ndaj Bolognas me rezultat 3-1. Dries Mertens shënoi dy gola për vendasit, kurse një tjetër e shtoi Ibrahima Mbaye (autogol), kurse për mysafirët shënoi Rodrigo Palacio.

Një rezultat befasues ishte edhe nga ndeshja Fiorentina-Hellas Verona (1-4). Nga ora 18:00 zhvillohet derbi në mes Milanit dhe Lazios.

Ndërsa mesfushori shqiptar, Valon Behrami ia ka sjell tri pikë Udineses, pasi e shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Genoas.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukurit e Bjeshkëve të Junikut kanë promovohen në mbarë globin.…