Napoli pa Rrahmanin e pret Real Madridin

03 tetor 2023 | 10:43

Një prej ndeshjeve më të spikatura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sonte (e martë) do të zhvillohet në Napoli ku kampionia e Italisë, Napoli e pret Real Madridin në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Napoli në këtë përballje hyn i trimëruar pas fitores bindëse në fundjavë ndaj Lecces (4-0) në Serinë A, kurse fitore bindëse shënoi edhe Reali në La Liga ndaj Gironës (3-0).

Skuadra e Rudi Garcias është e treta në Itali, katër pikë prapa liderit Inter, por kjo skuadër ka shënuar fitore në tri nga katër ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe fitoren ndaj Bragës (2-1) në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. “Blutë” arritën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.

Napoli u takua për herë të fundit me Real Madridin në raundin e 16-të në sezonin 2016-17, me gjigantët spanjollë që fituan 3-1 si vendas ashtu edhe si mysafirë duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 6-2. Në anën tjetër Real Madridi që ka fituar 14 Kupa Evropiane, ka qenë në formë të fortë në fillimin e këtij sezoni duke pësuar vetëm një disfatë, nga rivalët e Atletico Madridit, derisa janë në krye të La Ligës.

Ndërsa në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” ishte larg më i mirë se Union Berlini, por arriti fitore vetëm në fund të ndeshjes me golin e Jude Bellinghamit. Historia e klubit spanjoll në garën më të fortë tregon se ata gjithmonë janë të gatshëm për fitore. Mungesa më e madhe e kampionëve të Italisë është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kurse mungojnë edhe Juan Jesus dhe Pierluigi Gollini.

Në anën tjetër Reali do të ketë katër mungesa Eder Militao, Thibaut Courtois, Arda Guler dhe David Alaba. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Union Berlin e pret Bragën. Ndeshje interesante do të zhvillohet në grupin A ku Manchester Unitedi e pret skuadrën e Galatasarayt. Unitedi e humbi ndeshjen e parë nga Bayern Munchen (4-3), por sonte pret tri pikët e plota në “Old Trafford”. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Copenhagen e pret Bayernin që llogaritet favorit absolut për të kaluar në fazën tjetër.

Grupi A

21:00 FC Copenhagen  – Bayern Munchen
21:00 Manchester United – Galatasaray

Grupi B

21:00 Lens – Arsenal
21:00 PSV Eindhoven – Sevilla

Grupi C

18:45 Union Berlin – SC Braga
21:00 Napoli – Real Madrid

Grupi D

18:45 FC Salzburg – Real Sociedad
21:00 Inter – Benfica

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndrimi ulur është zakoni i cili duhet të hiqet për…