
Napoli pranë goditjes së dyfishtë
27 gusht 2025
| 11:47
Napoli është shumë pranë një goditjeje të madhe në merkato: sulmuesi danez Rasmus Højlund mund të zbarkojë në Serie A.
Sipas mediave italiane, marrëveshja parashikon një huazim me të drejtë blerjeje për rreth 45 milionë euro, ndërsa Manchester United kërkon 50.
Presidenti De Laurentiis është optimist se palët do të gjejnë një kompromis.
Përveç Højlund, Napoli është pranë rikthimit të mesfushorit Eljif Elmas nga Leipzig, një lëvizje që do të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv të skuadrës. Elmas edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës dhe rikthimi i tij mund të ndodh me insistimin e Antonio Contes.