Napoli rigjen fitoren ndaj Veronës

21 tetor 2023 | 17:16

Napoli rikthehet të fitojë në kampionat, teksa bën detyrën në transfertën ndaj Veronës.

Skuadra e Rudi Garcia triumfuan me shifrat 1-3 ndaj Hellas Veronës teksa sfidën e zgjidhën që në pjesën e parë, aty ku shënuan dy gola falë realizimeve të Politanos dhe Kvaratskhelia.

Në pjesën e dytë ishte sërish gjeorgjiani që shënoi për miqtë duke i dhuruar qetësinë Napolit.

Në të 60-tën, Lazovic shënoi për Veronën megjithatë goli rezultoi sa për statistikë pasi të kaltrit e menaxhuan më së miri avantazhin duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një marsh protestues në mbështetje të Palestinës është mbajtur sot…