NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore

23 janar 2019 | 18:34

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme.

Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore.

Ekspertët kanë thënë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Evropa.

“Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka deklaruar Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian u ka sugjeruar shteteve të Bashkimit Evropian të…