Naser Rugova i drejtohet Abdixhikut: Para se të mendosh për Vjosën Presidente, mendo për shtëpinë tënde

30 mars 2021 | 21:28

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së) dhe zyrtar aktual i kësaj partie, Naser Rugova ka reaguar ashpër për vendimin e partisë së tij që t’ia mundësojë Vjosa Osmanit kuorumin për t’u zgjedhur presidente.

Rugova me anë të një postimi në Facebook, ka aluduar se Lumir Abdixhiku po shkel mbi vullnetin e deputetëve.

Ai ka thënë se Lumir Abdixhiku para se të mendojë për hallin e Vjosa Osmanit, duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së tij.

“Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet. Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit. Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet. Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se çfarë ka…