Natasha Kandiq i reagon ashpër presidentit çek: A e di ti se Serbia vrau mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë

19 maj 2021 | 20:02

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandic i ka reaguar Presidentit çek Milos Zeman, i cili i kërkoi falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999.

Kandic pyeti Zeman se a ka dëgjuar që ushtria dhe policia serbe pa mëshirë ka vrarë mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë.

“Presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Jugosllavisë dhe “ka zgjidhur traumën e tij shumë vjeçare” me këtë kërkim falje. Disa vite kanë kaluar dhe ai akoma nuk ka dëgjuar që ushtria dhe policia e po asaj Serbie ka vrarë pamëshirshëm mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë”, ka shkruar Kandic në Twiter.

Kujtojmë, që Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman ka kërkuar falje për fushatën e bombardimit mbi Serbinë nga ana e forcave të NATO’s në vitin 1999, akti i cili i solli fund luftës në Jugosllavi dhe i hapi rrugën e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti çek e ka bërë këtë koment gjatë takimit të tij në Pragë me homologun e tij serb, Alexander Vucic.

“Akti (bombardimet) tregoi mungeso kurajoje. Ju lutem për falje me qëllim që të zgjidh traumat e mia afatgjata, sepse të kërkosh falje është çliruese.”- ka thënë 76-vjeçari Zeman./Metro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin…