‘NATO e gatshme për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë’

29 janar 2023 | 14:38

Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka thënë në një intervistë për televizionin publik portugez “RTP” se aleanca është gati për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ai gjithashtu ka pranuar se organizata ka humbur monopolin e saj mbi nismën ushtarake.

Bauer ka theksuar se gjatë samitit të NATO-s në Madrid të mbajtur vitin e kaluar, Aleanca ka vendosur të krijojë katër grupe luftarake shumëkombëshe shtesë në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Është një sinjal i rëndësishëm për Rusinë, se ne jemi gati nëse ata vendosin të shkojnë pas NATO-s. Kjo është një vijë e kuqe. Nëse ka një vijë të kuqe, atëherë janë rusët ata që po kalojnë kufijtë tanë”, ka thënë Bauer.

Sipas mediave të huaja, Baueri ka thënë se vendet e NATO-s duhet të përshtatin prodhimin industrial civil me nevojat e ushtrisë, dhe shprehu mbështetje për idenë e një “ekonomie lufte në paqe”.

Ai ka deklaruar se beson se qëllimet strategjike të Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, me Moskën që kërkon të pretendojë territorin e ish-Bashkimit Sovjetik.

I pyetur nëse NATO ka frikë nga një përshkallëzim në luftën ruso-ukrainase, Bauer ka thënë se ndërsa fillimi i agresionit rus ishte një përshkallëzim, dëshira e Ukrainës për të rimarrë territoret që me të drejtë i përkasin, nuk është një përshkallëzim.

“Nëse (rusët) ndalojnë luftën sot, nuk do të ketë përshkallëzim”, ka thënë Bauer.

Gjatë 19 janarit, Bauer se Rusia do të mbetet një kërcënim për NATO-n edhe nëse forcat e saj mposhten në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se është i të njejtit…