Ramabaja: Nuk e shoh Kosovën si Republikë të përjetshme

29 janar 2023 | 14:32

Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se është i të njejtit mendim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë, se gjërat mes dy shteteve po ecin ngadalë por në drejtimin e duhur.

“Fakti që diplomacia është vënë në lëvizje dhe plani franko-gjerman është pranuar nga dy krerët e shteteve, i jep të drejtë Kryeministri shqiptar se gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur”, ka thënë Ramabaja.

Më tutje, Ramabaja ka thënë se nuk e sheh Kosovën si Republikë të përjetshme, por, si pjesë të Federatës Shqiptare.

“Në dhjetor do të ishte ideale që kërcënimin për luftë dhe marshimin në kufijtë e Kosovës, ta kthente në pikë kryesore të rendit të ditës. Veriu i Kosovës, është pjesë e hapësirës nacionale. Nuk e shoh Kosovën si Republikë të përjetshme dhe nesër fare lehtë mund të jetë pjesë e Federatës Shqiptare, ndaj pres më shumë nga politika shqiptare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave…