Si e morëm lajmin për çlirimin e Kosovës në burgun e Nishit

12 qershor 19:33

SADIK ZEQIRI

Atë ditë ishte 9 qershori i vitit 1999. Në burgun e Lipjanit ishim shumë të burgosur shqiptarë. Na kishin transferuar aty policia dhe ushtria serbe nga burgu Dubravës nga 24 maji deri më 10 qershor. Aty gardianët dhe të burgosurit, të cilët kishin mundësi tëlëviznin ose duke sjellë bukë ose duke punuar në oborrin e këtij burgu, na njoftuan se pritej tënënshkruhej një marrëveshje në mes NATO-s dhe ushtrisë së Serbisë në Kumanovë të Maqedonisë. Nishim në dhomën numër një të katit parë, në njërin prej pavijoneve të atij burgu. Dritaret tona ishin të kthyera kah objektet e tjera të burgut. Nganjëherë me zë të çirret kishim mundësi të komunikonim edhe me të burgosurit që gjendeshin në dhomat e tjera pa rënë nëvesh dhe sy të gardianëve. Jashtë objektit dëgjoheshin gjuajtje me armë, bombardime të NATO-s, të cilat cak e kishin majën e Goleshit. Më në fund, erdhi lajmi i gëzuar dhe i shumëpritur. Na u tha që sot është dita e fundit, se ose do ta nënshkruajnë marrëveshjen me Serbinë për largimin e policisë dhe ushtrisë nga Kosova, ose NATO-ja do të futej me këmbësori në Kosovë për t’i nxjerrë jashtë. Këtë informatë na dha një i burgosur i nacionalitetit joshqiptar. Atë e kishim bërë shok dhoma jonë. Prej tij një pako cigare e blinim deri në 1 000 marka gjermane.

Sigurisht dëshironi të pyesni ku i morëm të gjitha ato para në burg? Ja po ju tregoj.

Një grup të madh të Gjakovës policia dhe ushtria serbe e kishte arrestuar dhe e kishte sjellë në burgun e Dubravës, kurse më 24 maj të gjithë ata të burgosur i solli në Lipjan. Ata me vete kishin pasur mjaft para. Ishin nisur për të shkuar në Shqipëri, por ishin zënë dhe arrestuar e ballafaquar me tortura, vrasje dheburgim. Në dhomën tonë kemi qenë mbi 50 të burgosur. 45 prej tyre kanë qenë nga grupi i Gjakovëskurse pesë veta kemi qenë të burgosur më të vjetër, ndër ta edhe unë. Meqë grupi i Gjakovës kishte shumë para me vete, me to blinim cigare me çmim shumë të lartë. Për shembull, e porositnim një paketë cigare Marlboro” dhe e paguanim 100 marka por, kur ajo vinte te ne, vinte ose Best”, ose “Vek, ose “Drinaose “Morava”. Marlboro” na erdhi vetëm kur një boks e paguam 1 000 marka.

Në mëngjesin e datës 10 qershor u zgjuam nga zhurma e madhe e gardianëve të cilët i kishin ndezur të gjitha dritat e burgut. U zgjuam të shohim se çfarë po ndodh. Jashtë dëgjohej një zhurmë e madhe e mjeteve të blinduara dhe e autobusëve. Në këtë mëngjes aeroplanët e NATO-s nuk dëgjoheshin. Gardianët hynë në dhomën tonë dhe na morën nga dhoma mua dhe Agron Sylën. Kur na nxorën jashtë na i lidhën duart pas shpinës me litar. Na urdhëruan të shkojmë në pavijonin tjetër në katin e dytë. Kur shkuam aty edhe të tjerëve ua kishin lidhur duart pas shpinës. Ashtu kemi qëndruar, me duar lidhur, deri në mëngjes. Pastaj na kanë futur në një autobus mbushur përplot me të burgosur tjerë. Nuk dinim a ka përfunduar lufta. Nuk dinim çfarë do të bënin me ne. Nuk dinim ku do të na dërgonin. Mendonim dhe dëshironim të na dërgonin në Shqipëri. Jashtë dyerve të burgut, deri tek autobusët, pamë shumë ushtarë serbë të çaraveshur, me uniforma të zbërthyeratë lodhur e të rraskapitur, pritnin autobusët. Agroni, të cilin e kisha afër, më tha: Sadik, po më duket po na dërgojnë për Shqipëri. Paska shumë autobusë”. Duke ua lëshuar një vështrim disa prej autobusëve, në njërin prej tyre pashë emrin e kompanisëLasta”. Menjëherë i thashë: “Jo Agron, do të na dërgojnë ose Beogradose Nish. Kjo kompani është e Serbisë. Ashtu dhe ndodhi. Na nisën për Nish.

Gjatë rrugës mua më mundonte autobusi. Ishim ulur pothuajse në fund të autobusit. Ishim të veshur me rroba të trasha. 10 qershorin e 1999-s bënte nxehtëEdhe më mundim na vinte ngaqë i kishim duart e lidhura pas shpinës. Pothuajse gjatë gjithë rrugës na kanë rrahur policët serbë. Na sillnin kokës, e ne nuk kishim mundësi ta mbrojmë kokën.

Gjatë rrugës, sa herë që kishim mundësi të shikonim për dritare, i shihnim, në kolona të gjata, tanket, traktorët, kamionët e veturat, tri prej këtyre të fundit prona të shqiptarëve, të plaçkitura nga serbët, që me to udhëtonin për Serbi, mbushur me plaçka të tjera. Pas disa orësh rrugëtimi të trishtuar arritëm në Nish, pastaj në burgun e Nishit. Aty u ndalën të gjithë autobusët, nisi zbarkimi i të burgosurve dhe burgimi i tyre. Vend në burgun e Nishit pati për 600 të burgosur, të tjerët, rreth 400, i dërguan për burgjet e tjera që gjendeshin në qytetet e Serbisë. Edhe mua më burgosën aty. Nvendosën nga 50 të burgosur në dhoma. Na dhanë nga një sfungjer për t’u shtrirë dhe fjetur. Etja na kishte marrë edhe më shumë sesa uria edhe pse e ndienim edhe nevojën e saj shumë sepse, për rreth dy muaj, nuk e di që kemi ngrënë 30 kilogramë ushqim. Na dërguan për të pi ujë në fillim të korridorit, banja. Por, sapo na lëshonin ujin, na ndërprisnin menjëherë, pastaj nga dhoma nxirrnin pesëdhjetë veta të tjerë dhe, sapo i dërgonin në banja për të pirë ujë dhe sapo ua lëshonin ujin, ua ndalnin menjëherë. Kështu ndodhi atë ditë me 600 të burgosur, të cilët i çonin për të pirë ujë, por i linin pa pirë.

Në orën 15:00, në mikrofonat që gjendeshin në dhomat e të burgosurve, u dhanë lajmet në gjuhën serbe. U dha lajmi i mirëpritur për ne shqiptarët e burgosur. Në lajme ishpresidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviqiu drejtua kombit serb me deklaratën për përfundimin e luftës në Kosovë dhe e njoftoi popullin serb për “fitoren” e tyre të madhe, sipas tij, ndaj NATO-s në Kosovë. Rat je Zavershen, tha ai, kurse ne shpërthyem në lot gëzimi dhe urimi.

(Autori ka qenë i burgosur në burgun e Dubravës, të Lipjanit dhe të Nishit)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Xhavit Haliti, nënkryetar i…