Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Xhavit Haliti kujton Adem Demaçin

12 qershor 2019 | 19:05

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, i ka përkujtuar përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të popullit tonë, falë të cilave Kosova i ka arritur të çlirohet nga Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kujtuar me pietet të posaçëm Adem Demaçin, themeltarin e kësaj dite historike, siç e ka cilësuar ai.

Postimi i plotë i Halitit:

Dita e sotme e Çlirimit të Kosovës, e 20-ta me radhë, shënon një nga ngjarjet më madhore të Kosovës dhe përgjithësisht Kombit tonë.
Kujtim, nderim dhe respekt të pakufishëm të gjitha përpjekjeve tona mbi njëshekullore, sakrificave dhe gjakut të derdhur për ta jetësuar këtë ditë.
Nderim të posaçëm themeltarit të kësaj dite historike, Bacës Adem Demaçi, i cili organizoi, drejtoi dhe frymëzoi gjenerata të tëra liridashësish të Kosovës.
Njëkohësisht falenderim dhe mirënjohje të posaçme për Aleancën Veriatlantike (NATO), të prirë nga partneri stretegjik i Kombit tonë, SHBA-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka përmbyllur vizitën e tij në…