NATO mbledhje të jashtëzakonshme pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në Siri

28 shkurt 2020 | 10:37

Të paktën 33 ushtarë turq janë  vrarë të enjten nga një sulm ajror i bërë nga forcat e regjimit të Asadit në veriperëndim të Sirisë, lajm ky i konfirmuar nga një zyrtar turk.

Qindra të tjerë janë lënduar nga këto sulme në provincën Idlib, ka thënë Rahmi Dogan, guvernatori i provincës Hatay të Turqisë. Forcat siriane, të cilët mbështeten nga Rusia po bëjnë sulme për ta tërhequr Idlib-in nga rebelët, që mbështeten nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka deklaruar se të premten do të ketë një takim urgjent pas vrasjes së 33 trupave turke në Siri.

“Sot, Këshilli i NATO mblidhet me kërkesën e Turqisë për t’u konsultuar në bazë të nenit 4 të themelimit të Traktatit të Uashingtonit për situatën në Siri”, ka thënë Stoltenberg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit në Lazarat analisti Henri Çili është arrestuar për…